Presidenti nacionalist i Serbisë, Tomisllav Nikolliç, ka thënë se nuk do të garojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe se do ta mbështes kandidaturën e kryeministrit aktual, Aleksandar Vuçië.

“Ne jemi pajtuar që të vazhdojmë së bashku ta udhëheqim vendin”, u tha mbrëmë vonë zoti Nikolliç, mediave lokale, pas takimit me Vuçiçin, dhe ka shtuar se “ne do të diskutojmë për funksione pasi ne t’i fitojmë zgjedhjet”.

Partia Progresive populliste, më 17 të këtij muaji, e ka nominuar Vuçiçin, i cili ka udhëhequr politikë për integrim evropian, që të jetë kandidat i saj në zgjedhjet presidenciale.

Në deklaratën e përbashkët pas takimit, Nikolliç dhe Vuçiç kanë shprehur nevojën për “unitet” për t’i zgjidhur problemet rajonale dhe për t’i evituar krizat.

Megjithatë, në këtë deklaratë nuk theksohet në mënyrë të qartë se Nikolliç nuk do të synojë mandatin e dytë në presidencë./REL