Një tërmet  i fortë me magnitudë 5.3 ballë ka rënë në ishullin e Kretës mesnatën e së martës.

Tërmeti e ka pasur epiqendrën në Detin e Libisë, në një thellësi prej 16.6 km në jug të ishullit të Kretës Gozzo. Nga tërmeti nuk ka pasur persona të lënduar.

Në korrik, një tërmet me magnitudë 6.7 goditi ishullin Kos në Greqi dhe Bodrum në Turqi duke shkaktuar dy të vdekur dhe rreth 100 të plagosur./tvklan.al