Një tërmet i fuqishëm i ka marrë jetën të paktën 5 personave, ndërsa më shumë se 60 të tjerë kanë mbetur të plagosur në provincën jugperëndimore të Sichuan, në Kinë.

Sipas BBC, tërmeti më magnitudë 6.5 shkaktoi dëme të mëdha në Jiuzhaigou, një zonë e populluar me turistë.

Megjithatë, ende nuk dihet se sa të rënda janë pasojat e këtyre lëkundjeve. Dyshimet janë se numri i viktimave mund të jetë më shumë se 100, ndërsa banesat e dëmtuar mbi 130 mijë.

Mediat kineze thonë se mes të vrarëve e të plagosurve ka edhe turistë, megjithatë kjo mbetet ende për t’u konfirmuar.

Në 2008 -ën, një tërmet i fuqishëm i mori jetën më shumë se 70 mijë personave në provincën e Sichuan, ku lëkundjet sizmike janë të shpeshta./tvklan.al