Një tërmet i fortë me magnitudë 6.2 goditi ishujt e Papua New Guinea në Oqeanin Paqësor.

Sipas Institutit Sizmiologjik Amerikan, tërmeti ra në një thellësi prej 70 kilometra.

Deri tani nuk ka raportime për persona të lënduar apo për dëme materiale nga tërmeti, që ra 125 kilometër në lindje të qytetit Rabaul. /

tvklan.al