Një tërmet i fortë me magnitudë 6.7 goditi brigjet e Indonezisë lindore ditën e martë. Lajmi është bërë i ditur nga sizmologët, të cilët kanë thënë se nuk ka pasur asnjë paralajmërim për tsunami.

Mësohet se fatmirësisht tërmeti nuk ka pasur dëme në viktima.

Tërmeti goditi provincën lindore Nusa Tenggara rreth 318 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit.

“Ne po mbledhim raporte për dëmet potenciale, por tërmeti ishte shumë i thellë”,

tha për AFP një zëdhënës i gjeofizikës dhe agjencisë meteorologjike të Indonezisë.

Indonezia përjeton aktivitete të shpeshta sizmike dhe vullkanike për shkak të pozitës së saj në Paqësor.

/tvklan.al