Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.6 ka goditur ishullin Luzon në Filipine, dridhjet e së cilës u ndjenë deri në kryeqytetin Manila.

Për shkak të lëkundjeve të forta sizmike, autoritetet evakuuan edhe rezidencën e Presidentit Rodrigo Duterte.

Deri tani nuk ka informacione të tjera për persona të lënduar apo dëme materiale.

Tërmetii fuqishëm goditi Filipinet rreth orës 06:28 me orën lokale dhe ishte lokalizuar pranë ishujve Lubang.

/tvklan.al