Sirenat paralajmëruese kumbuan në kryeqytetin meksikan Mexico City, ndërsa kreu i qeverisë ka urdhëruar që protokollet e urgjencës të aktivizohen pas një tërmeti më magnitudë 6.3 në qytet

Raportimet nga Autoriteti Sizmologjik Meksikan thanë se tërmeti goditi në orën 07:53 me orën lokale me një thellësi prej 10 kilometrash me një epiqendër rreth 12 km në veri të qytetit Ixtepec, i cili ndodhet rreth 530 km në jug të qytetit të Meksikos.

Shërbimi sizmologjik e zbriti atë në një tërmet me magnitudë 6.1, duke e vendosur epiqendrën e tij shtatë kilometra në perëndim të qytetit të Union Hidalgo në Oaxaca me një thellësi prej 75 km.

Deri më tani nuk ka pasur raporte për plagosje, vdekje ose dëmtime, raporton televezioni 24 Horas.

Operacionet e shpëtimit në Mexico City pas tërmetit të 19 shtatorit janë pezulluar përkohësisht pasi po mbahet një vlerësim rreziku, sipas Koordinatorit Kombëtar të Autoritetit të Mbrojtjes Civile, Luis Felipe Puente.

Më herët të shtunën, Oaxaca ka regjistruar të paktën katër tërmete në orët e para të mëngjesit , duke filluar në mes të një magnitudë prej 4.1 dhe 5.8 në shkallë Richter.

Kohët e fundit Meksika ka pësuar tërmete shumë më të fuqishme; një magnitudë 7.1 që goditi të martën, duke vrarë të paktën 295 njerëz, si dhe tërmetin me magnitudë 8.1 në shtetin jugor të Chiapas më herët në shtator./tvklan.al