Një tërmet është regjistruar mëngjesin e sotëm në brigjet e Kalabrisë në Itali.

Sipas Institutit Sizmiologjik italian, tërmeti ishte me magnitudë 4.3 në një thellësi 227 kilometra dhe ra rreth orës 04:38.

Lëkundjet sizmike u ndjenë vetëm në qytetet më të afërta për shkak të thellësisë së madhe në të cilën kishte rënë tërmeti.

Por, sizmiologët thonë se janë duke monitoruar me kujdes këtë situatë për shkak të zonës ku pati lëkundje sizmike.  Ata thonë se tërmeti ra shumë afër zonës së quajtur Marsili, ku ndodhet një vullkan nënujor.

/tvklan.al