Një tërmet prej 4.2 ballë të shkallës Richter ka goditur mbrëmjen e së premtes Kretën.

Sipas Qendrës Sizmiologjike Euromesdhetare, epiqendra e tërmetit ishte 10 kilometra thellësi, në një zonë detare 22 km larg Makry Yialos, një qytet në jugperëndim të Kretës.

Dridhjet e tokës janë ndjerë deri në Heraklion pavarësisht se ka zgjatur pak sekonda. Nga mediat greke mësohet se nuk është pësuar asnjë dëm i konsiderueshëm.

/tvklan.al