Nuk është “harruar” Kreta. Kështu shkruajnë mediat greke lidhur më tërmetin e rënë mbrëmjen e së shtunës në ishullin e Kretës, Greqi.

Tërmeti me magnitudë 4 ballë ka rënë në veri të ishullit në Chania.

Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare tërmeti u ndje më shumë  edhe në zonën e Hanianës dhe epiqendra e tij ka qenë 31 km në lindje të Antikytherës.

Edhe pse lëkundjet janë ndjerë nga banorët, fatmirësisht nuk ka njerëz të lënduar.

/tvklan.al