Një tërmet ka goditur qytetin e Janinës në Greqi gjatë orëve të natës.

Sipas mediave lokale, lëkundjet sizmike u ndjenë rreth orës 03:45 sipas orës lokale. Tërmeti ishte me magnitudë 2.5 i shkallës Rihter.

Epiqendra e tij ishte 15 kilometra në veriperëndim të Janinës, pranë kufirit me Shqipërinë.

Dy ditë më parë, në të njëjtën zënë kishin rënë edhe dy tërmete të tjera 2.2 dhe 2.3 ballë.

/tvklan.al