Shtabi komunal i krizës me ekipet e Institutit të Inxhinierisë së Tërmeteve nga Shkupi po kryejnë kontrolle në të gjitha ndërtesat publike në Ohër, kopshtet, spitalet, dhe tek një pjesë e ndërtesave të banimit për të përcaktuar nëse ato janë të sigurta. Për fat të mirë askund deri më tani nuk është përcaktuar çrregullim në stabilitetin strukturor të ndërtesave dhe nuk ka dëme të mëdha.

“Vetëm në këtë mënyrë do mund të qetësohen qytetarët. Një tërmet i tillë nuk do duhej, në objekte që janë ndërtuar në bazë të rregullave, të ketë dëme, sidomos jo dëme në elementet e konstruksionit deklaroi Flora Dashendova, Institutit i Inxhinierisë së tërmeteve.”

Në Qendrën për menaxhim me kriza ka pasur 170 thirrje nga qytetarët që kanë denoncuar dëme. Tani për tani duket se dëm më të madh ka kopshti për fëmijë Biljana. Ai është mbyllur dhe nuk do të pranojë fëmijë as në ditët e ardhshme. Në kopshtet të tjera situata është e mirë, por për shkak të frikës, shumë prindër sot nuk i kanë sjellë fëmijët, ose i kanë marr më herët.

“Numri i fëmijëve të pranishëm sot është 145 . Ishin pak më shumë këtë mëngjes, por për shkak të tërmeteve të shpeshta që ndodhën, kishte prindër që erdhën dhe i morën fëmijët e tyre –tha Roze Kosteska, Drejtoreshë e kopshtit për fëmijë në Ohër.”

Nga Observatori Sizmologjik në Shkup mbrëmë vendosën pajisje shtesë për të analizuar aktivitetin sizmik në rajon.

“Ne sizmologët e presim që kjo të ndodhë. Tërmet në Ohër me magnitudë më të lartë se 6 ballë ka pasur në vitin 1911. Askush nuk mund të thotë nëse e gjithë kjo mund të shkaktojë një gjë të tillë – u shpreh Dragana Çernih, Observatori sizmologjik në Shkup.”

Kryetari i komunës Bakraçeski u bëri thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të qetë dhe të mos përhapin dezinformata në publik, veçanërisht pasi mbrëmë shumë banorë të Ohrit qëndruan jashtë dhe me fëmijët flinin në makina. Tenda u ngritën në shumë oborre dhe në Qendrën e vëzhgimit ku u vendosën qindra njerëz. Disa në oborret bënë kampe të improvizuara me batanije. Në njërin prej objekteve lokale ishte vendosur mbishkrim ku thoshte se nuk punojnë, sepse kanë dëgjuar se deri në orën 13 do të ketë tërmet të ri. Për këtë shkak disa banka u mbyllën para kohe. Ndryshe Kryqi i Kuq paralajmëroi se këtyre ditëve janë vërejtur persona që janë prezantuar rrejshëm se janë anëtarë të Kryqit të kuq, dhe i kanë këshilluar qytetarët në disa ndërtesa ti braktisin apartamente në mënyrë që të krijohet hapësirë për të kryer vjedhje në shtëpitë e zbrazëta.

/Alsat-M