Një vajzë katër vjeçare u nxor e gjallë nga rrënojat e shkaktuara nga tërmeti, falë të motrës e cila sakrifikoi jetën e saj për të.

Vogëlushja u gjet e gjallë poshtë trupit të pajetë të së motrës ,e cila kishte qëndruar sipër saj, në mënyrë që ta mbronte.

Kjo është një histori që ka prekur zemrat e shumë njerëzve, pas tërmetit 6.2 ballë që goditi të mërkurën Italinë qendrore duke shkaktuar der më tani 250 të vdekur dhe 365 të plagosur.

Pescara del Tronto, 25.08.16. Tends area for the victims of the earthquake. Angela Cafini with a rescuer. Photo: Víctor Sokolowicz

Të dyja vajzat u gjetën në rrënojat e shtëpisë së tyre në Pescara del Tronto, por fatkeqësisht vetëm njëra prej tyre mundi të mbijetonte.

Gjyshja e tyre Angela Cafini qau teksa kujtoi momentin kur vajza e madhe kishte bërë një sakrificë tepër të madhe për të shpëtuar të motrën, kur shtëpia ishte shembur mbi to.

termeti

“Julia vdiq për të shpëtuar motrën e saj duke e mbuluar atë.  Ajo nuk ka lëndime dhe kjo është arsyeja e vetme pse ajo është ende gjallë, ”tha

gjyshja Cafini./tvklan.al