Vlorë –  Trupi i pajetë i Erjon Toros, emigrantit shqiptar që humbi jetën gjatë tërmetit të 24 Gushtit në Italinë qendrore ka mbërritur në Shqipëri, mëngjesin e të dielës.

Ka qenë trageti i linjës Brindisi Vlorë që ka sjell arkëmortin me trupin e 33 – vjeçarit që pritej nga familjarë në portin e Vlorës.

Prej këtu, makina funerale e shoqëruar edhe nga patrulla policie është nisur në drejtim të Kurjanit, në Fier ku gjendet shtëpia e Erjon Toros. Aty ku miq e të afërm e kanë pritur në heshtje për t’i bërë nderimet e fundit.

Prej 5 ditësh familja Toro ka hapur dyert e mortit për t’i dhënë lamtumirën e e fundit djalit të vetëm të saj. Trupi i pajetë i Erjon Toros, u soll në vendlindje me ndërmjetësimin e qeverisë e cila mori përsipër edhe pagesën e të gjitha shpenzimeve.

Erjon Toro kishte emigruar në Itali që në moshën 15 vjeçare. Ai gjendej në banesën e tij në Amtrice sëbashku me bashkëshorten e cila mbeti e plagosur me dy vajzat e mitura që fatmirësisht nuk u dëmtuan nga tërmeti.

33 vjeçarit do t’i jepet të Hënën lamtumira e fundit pa praninë e vajzave dhe bashkëshortes e cila gjendet ende nën trajtimin mjeksor në shtetin fqinj.

Tv Klan