Të paktën 52 persona u vranë nga një tërmet që goditi provincën Aceh në Indonezi mëngjesin e sotëm. Tërmeti ka qenë 6.5 ballë dhe ka dëmtuar shumë shtëpi dhe ndërtesa në Pidie Jaya është shprehur një zyrtar i Kryqit të Kuq për CNN në Indonezi.

Deri më tani nuk ka njoftime për ndonjë cunam të mundshëm. Epiqendra e tërmetit ishte 12 milje (19 kilometra) në juglindje të qytetit të Sigli në provincën Aceh, e njohur kjo për fatkeqësi të shumta natyrore.

Në vitin 2004 më shumë se 80.000 njerëz u vranë pasi një cunami përfshiu të gjithë rajonin indonezian, duke lënë miliona të pastrehë. 

Tërmetet e mëdha janë relativisht të zakonshme në Indonezi./tvklan.al