Barcelona është një skuadër e fortë sepse të fortë i ka edhe tifozët e saj. Teksa Barcelona ishte e impenjuar duke fituar ndaj Gironas, një personazh special vizitoi për herë të dytë klubin katalan.

Arnold Schwarzenegger ka bërë një tur në Camp Nou. Ish-Guvernatori i Kalifornisë vizitoi muzeun e klubit dhe disa ambiente të tjera.

Barcelona ka një histori mahnitëse dhe futbolli që ata luajnë është i pabesueshëm, kanë show lojtarë të talentuar dhe kur sheh gjithë këta trofe është një kënaqësi e vërtetë, tha Schwarzenegger.

Barcelona kryeson kampionatin spanjoll e shkëputur me 4 pikë nga vendi i dytë dhe 7 nga Real Madridi. Jo më kot Terminatori, Komando apo Predatori ka zgjedhur të mbështesë këtë klub./Tv Klan