Gazeta investigative “Il fatto Quotidiano”, sjell një reportazh mbi rekrutimet dhe trajnimet që bën ISIS në Itali. Ndër to përmendet edhe një shqiptar, i cili ka dhënë informacion për rekrutuesin e ushtarëve, të cilët më pas do të dërgoheshin në luftë.

Reportazhi…

Asnjë sy kureshtari, asnjë rrezik. E pabesueshme që ky është vendi ku formohen xhihadistë, në Dolomite. Këtu është vendi ku besniku xhihadist i ISIS, banues në Belluno, ka qene praktikuar për të luftuar në emër të Allahut. Historia e publikuar vjen nga anketa e Prokurorisë së Venecias më 16 mars të vitit të kaluar, ku ai mori arrest me burg nga urdhri i tre Gjykatësve.

Investigimi filloi në janar të vitit 2014, ku u mësua se boshnjaku Ismar Mesinovic dhe maqedonasi Minifer Karamalesku nisen për në zonën e luftimit.

Djali i Ismar Mesinovic vdiq gjatë luftës në Alepo. Ndërsa i dyti, jetonte me familjen në shtetin Islamik i cili punonte si roje i armatosur në zonën e luftës.

Sipas investigimeve, në vitin 2013 të dy kanë qenë në kontakt me marokenin Jaffar Anass i cili në Facebook, ndau ngushëllimin për gjenovezin Giuliano Del Nevo, i cili vdiq në betejën e parë, për “Allahun”.

Salaffi Imam Bilai, sot kërkohet në Sarajevë duke u konsideruar si rekrutuesi i ISIS më i madh i Evropës.

Ja çfarë thotë për të një shqiptar i cili ka qenë pranë dy luftëtarëve të kapur tashmë:

“Ai ka dërguar 200 persona në Siri, gjysmat i ka dërguar në Bosnje. Në korrik të vitit 2013, të dy janë takuar për herë të parë në Bosnje në një qendër Islamike të Castelfranco Veneto”.

Ndërmjetësi është Ajhan Veapi i cili ka një marrëdhënie të veçantë me boshnjakun. Pastaj në vjeshtë të 2013, del figura e sllovenit Rok Zavbi slloven, i lindur në 1990, i cili edhe pse i ri tashmë është një veteran i kampeve të luftës. Rok ka luftuar në Siri dhe tashmë është kthyer në Evropë.

Më pas ai u arrestua në muajin mars, ku dy ditë më parë Prokurori i Venecias siguroi ekstradimin e tij në Itali. Në 2013, Zavbi, mbërrin në Veneto dhe shkon në shtëpinë e Mesinovic në Longarone, ku boshnjaku u transferua pas ndarjes me gruan e tij. Ishte ai që trajnoi të dy xhihadistët në guroret e Dolomites.

Rok sillte nga Sllovenia armë. Si dëshmi e kësaj janë disa raporte informacionesh përmbledhëse të të afërmve, të cilët konfirmojnë stërvitjen në Dolomites.

Për më tepër një person shumë i afërt u ka shpjeguar hetuesve: “Prania e Rok në shtëpinë e Ismar jepte entuziazëm për gjithë grupin, të cilët do niseshin për në Siri”.

Gjatë qëndrimit të tij tregohej se ai luftonte në Alepo dhe kthehej i veshur si infermier. Ai do të na tregoje se muxhahedinët rrethonin vendin dhe strehoheshin në konvikte.

Ai shpjegoi se në mesin e armiqve të ushtarëve të ushtrisë Asad ishin shumë të dobët ushtarakisht, ndërsa ato të Hezbollauht ishin më të përgatitur.

Ai shpjegoi disa taktika luftarake mbi strategjitë që zbatohen në fushat e betejës. Muxhahedinët e rinj shpjegojnë se duhet të jenë të kujdesshëm kur luftojnë me grupet arabe, pasi nuk janë të besueshëm.

Rok Zavbi u kthye në Belluno në janar të vitit 2014 duke tërhequr nga llogaria e Karamaleskut, 6.400 euro.

Në përfundim të trajnimit, Mesinovic i ka thënë miqësisht mikut të tij shqiptar: “Erdhi momenti për mua”. Ndërsa Karamaleski, i cili bisedonte në Skype me motrën, i ndërpreu lidhjet duke i shpjeguar motrës se si jetonte në Daesh. “Unë marr 200 dollarë në muaj, nuk paguaj qiranë dhe energjinë elektrike, vetëm ushqimin”.

/tvklan.al