Persona të paidentifikuar kanë terrorizuar banorët e fshatit Manëz, në Durrës, pasi në mesnatë kanë qëlluar me armë zjarri kallashnikov në drejtim të banesës së një 39 –vjeçari.

Sipas burimeve të policës ngjarja ka ndodhur mesnatën rreth orës 00:35, dhe banesa e E.T është vënë në shënjestër.

Policia e Durrësit sapo ka marrë njoftimin ka shkuar drejt vendngjarjes dhe nga këqyrja e vendit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 18 gëzhoja.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes.

Fatmirësisht nuk ka njerëz të plagosur, por vetëm dëme materiale./tvklan.al