John Terry nuk mund të largohet nga futbolli anglez. Ish-kapiteni i Chelsea u transferua tek Aston Villa për ta ndihmuar të kthehet në Premier League. Përveç lajmit që do ta luajë në Championship, bëri bujë edhe mënyra se si u zyrtarizua.

Klubi londinez vendosi një video ku shfaqej një komunikim në WhatsApp nga presidenti Tony Xia. Ai shton mbrojtësin 36-vjeçar në grupin e ekipit në këtë mënyrë komunikimi, i cili përshëndet trajnerin dhe shokët e rinj, duke i nxitur që ta kthejnë Aston Villa në Premier League.

Një prezantim interesant për futbollistin, i cili luajti më shumë se 700 ndeshje me Chelsea dhe fitoi 5 herë kampionatin e trofe të tjerë në Angli dhe ndërkombëtarë.

TV KLAN