Nxënësit  e klasave të 5-ta do të t’i nënshtrohen një testimi në datën 23 Maj. Pyetjet e tij do të jenë nga lënda e matematikes, gjuhës dhe shkencave. Drejtoresha e arsimit parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, Zamira Gjini, thotë se ky testim kombëtar do të shërbejë për të vlerësuar njohuritë e nxënësve dhe vlerësimi do të jetë me pikë.

Duke ju referuar sistemit arsimor 5 + 4 + 3 të cilin ndjek Shqipëria, Gjini thotë se vitin ardhshëm ky testim mund të bëhet kombëtar dhe të vlerësohet me notë.

Nxënësit që do të rezultojnë mbetës në këtë testim, kur ai të jetë kualifikues do t’i nështrohen atij sërish në sezonin e vjeshtës, ndërsa do të kalojnë në klasën e 6-të.

Tv Klan