Rastet e abuzimit me fëmijët në qendrat sociale në Shkodër, Durrës e Sarandë u bënë shkak që Ministria e Mirëqenies Sociale të nisë testimin e punonjësve të të gjithë qendrave sociale në vend.

Ministri Blendi Klosi, vizitoi një prej klasave ku zhvillohej provimi, ku edhe paralajmëroi penalitetet për ata që marrin përgjigje negative pas korrigjimit.

Krahas njohurive teorike, punonjësit social janë vënë edhe përballë situatave reale për të parë reagimin e tyre.

Ky është viti i dytë që Ministria e Mirëqenies teston punonjësit socialë të qendrave shtetërore.

Tv Klan