Shkencëtarët amerikanë kanë testuar një terapi që nxit sistemin imunitar të luftojë kancerin. Eksperimenti u testua në më shumë se 90% të pacientëve të diagnostikuar, që ishin në fazën përfundimtare të sëmundjes, të cilët pas trajtimit, shfaqën përmirësim në diagnozën e tyre.

Lajmi u bë i ditur gjatë konferencës vjetore të Shoqatës Amerikane të Shkencës së Avancuar në Uashington. Terapia ka të bëjë më modifikimin e qelizave të sistemit imunitar, të quajtura qelizat T. Përgjithësisht ato funksionojnë si bomba shkatërruese ndaj indeve të infektuara.

Ekipi kërkimor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deklaroi se nëpërmjet mekanizmit të modifikimit të qelizave T, ato përqëndrohen në luftimin dhe shkatërrimin e qelizave tumorale. Ekspertët thanë se eksperimenti është domethënës, por gjithësesi mbetet një hap i vogël përpara.

Lufta kundër kancerit është një nga sfidat më të mëdha të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalën e tij të fundit përpara Kongresit Amerikan, presidenti Barak Obama njoftoi rritjen e buxhetit për ekipet kërkimore shkencore, duke u zotuar se Amerika do të jetë vendi që do të kurojë kancerin.

Tv Klan