Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia si i akuzuar për tetë vjedhje në tre muajt e parë të këtij viti në Durrës.

Marvin (Ardit) Franishta, banues në Durrës, u arrestua pasi policia arriti të dokumentojë me prova tetë vjedhje, kryesisht biznese, dyqane dhe markete.

Në total ai ka vjedhur sende të ndryshme dhe shumën e 341 000 lekëve të reja në disa biznese duke nisur nga data 6 janar i këtij viti deri në 29 mars.  Në listë janë shtatë biznese dhe një banesë.

Ai ishte arrestuar edhe më parë për vjedhje./tvklan.al