Teuta e nisi me humbje fazën përgatitore në Itali. Ekipi i Superligës shqiptare u mund 3 – 0 nga Cesena. Gugash Magani e nisi me formacionin më të mirë. Ekipi durrask pati një paraqitje pozitive në pjesën e pare me përjashtim të autogolit të shkaktuar nga Silvester Shkalla. Pas pushimit të dy skuadrat bënë zëvendësime të shumta.

Lojtarët e Teutës treguan pak, ndërsa Cesena mbylli gjithçka me 2 gola të realizuar në mesin e pjesë dytë. Teuta ka program edhe miqësore me Vis Pesaro, San Marinon dhe Rimini. Skuadra durrsake do të qëndrojë për disa javë në Itali për tu përgatitur për sezonin e ri që nis më 9 shtator me javën e parë të Superligës. Teuta do të presë Luftëtarin në stadiumin “Niko Dovana”.

Tv Klan