Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, janë takuar sot në Sofje. Takimi është bërë me ndërmjetësimin e përfdaqësueses së BE Federica Mogherinit.

“Ishte një takim rëndësishëm, takim shumë produktiv me zonjën Federika Mogherini. Mogherini me iniciativën e vet na ka takuar me Presidentin e  Serbisë, Aleksandër Vuçiç. me të cilin diskutuam për hapa konkret në procesin e ardhshëm të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe për mundësinë ndërtimit të raporteve të fqinjësisë së mirë, të relacionit evropian, për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor”

, ka thënë Thaçi menjëherë pas takimit.

“Është dakordim që dialogu për fazën përfundimtare të fillojë në të ardhmen e afërt me ndërmjetësimin e Mogherinit, SHBA-së, vendeve të BE dhe vendeve tjera që duan të ndihmojnë”.

Thaçi ka thënë se në këtë takim bashkë me Mogherinin dhe Vuçiç për hapat e mëtutjeshëm që duhet ndërmarrë./

klankosova