Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, do të organizojë të hënën në mëngjes një takim joformal në mes të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Takimi që të zhvillohet në Bruksel është njoftuar edhe nga faqja zyrtare e BE-së.

Siç bëhet e ditur, Thaçi e Vuçiç do të shkëmbejnë pikëpamjet mbi vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, si dhe mbi zhvillimet më të gjera në rajonin e Ballkanit Perëndimor./ Klan Kosova