Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se sot zyrtarisht, kanë nisur punën gjyqtarët dhe prokurorët e Kosovës nga komuniteti jo shumicë në pjesën veriore të vendit.

Ai ka thënë se dekretimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve serbë paraqet përmbylljen e një etape shumë të rëndësishme për Kosovën.

Statusi i plotë i Hashim Thaçit:

Sot, zyrtarisht, kanë nisur punën gjyqtarët dhe prokurorët e Republikës së Kosovës nga komuniteti jo shumicë në pjesën veriore të vendit.

Me veprime afirmative, ne kemi siguruar që gjykatat dhe prokuroritë të pasqyrojnë përbërjen etnike.

Kurse, me integrimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga komuniteti joshumicë në sistemin gjyqësor dhe prokurorial të Republikës së Kosovës, ne e kemi mbyllur një etapë shumë të rëndësishme për vendin tonë – shtrirjen e ligjshmërisë në tërë territorin dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Shteti ynë po forcohet mbi parimet kushtetuese, të gjithëpërfshirjes, të barazisë dhe të lirisë së çdo individi, ku çdokush mund të realizojë vetveten dhe të kërkojë lumturinë pa iu cenuar asnjëherë e drejta që të jetë pjesë e shoqërisë sonë.

/KlanKosova