Kosova e shënoi sot përplasjen e parë me Shtetin dhe Aleancën më të fuqishme ushtarake në botë, që njëkohësisht i ka përkrahëset më të mëdha, njofton Klan Kosova.

Presidenti Hashim Thaçi, ua bëri me dije Amerikës dhe NATO-së se më nuk e ka ndërmend ta pres miratimin e Serbisë për themelimin e ushtrisë së Kosovës.

Kështu, Uashingtonit dhe Brukselit, u  kërkoi që t’i bindin deputetët serbë të votojnë ndryshimet kushtetuese, në rast se duan që Prishtina të heq dorë nga bërja e ushtrisë vetëm me ligj./Klan Kosova