Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mori pjesë sot në ceremoninë solemne të vitit të tetë gjyqësor, të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Duke iu drejtuar gjykatësve dhe prokurorëve, presidenti Thaçi ka theksuar se shteti i Kosovës po ndërtohet mbi parimet Kushtetuese, të gjithë-përfshirjes, të barazisë dhe të lirisë së secilit individ dhe se zbatimi i Kushtetutës është qenësor për shtetin e Kosovës.

Gjykata Kushtetuese, si organ i pavarur, duhet të vazhdojë ta luaj rolin e vet në mbrojtjen e kushtetutshmërisë dhe interpretimin përfundimtar të Kushtetutës. Ju me punën e juaj e keni obligim për ta mbrojtur rendin tonë kushtetues, dhe këtë obligim vazhdoni ta përmbushni me profesionalizëm dhe dinjitet”,

ka thënë Thaçi.

Funksionimi dhe efikasiteti i Gjykatës Kushtetuese, siç ka thënë ai, duhet të merret si model i funksionimit të gjyqësorit në Kosovë edhe nga nivelet tjera të gjyqësorit./REL