Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Ushtria e Kosovës do të bëhet dhe për këtë nuk ka kthim prapa.

Ai tha se ushtria do të bëhet në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Thaçi në një intervistë për televizionin publik, ka thënë se nëse nuk votohet në Kuvend Ushtria, do të japë dorëheqje nga pozita e presidentit.

“Askush nuk ka pse të befasohet. Ushtria e Kosovës do të bëhet në koordinim me faktorët relevantë ndërkombëtarë. Kanë qenë të konsultuar dhe të informuar për të gjithë procesin”, ka thënë Thaçi.

“Më herët janë informuar dhe konsultuar edhe partnerët e koalicionit dhe Kryetari të Kuvendit. Gjithçka është ligjore. Presidenti ka të drejtë të ngrejë çështje. Si komandant suprem i Forcave të Armatosura të Kosovës vlerësoj se kjo çështje duhet të mbyllet njëherë e përgjithmonë. Falënderoj veçanërisht Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin”, ka thënë Thaçi ndër të tjera./Klan Kosova