Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në një takim me Ambasadorin e Francës në vend, Kristian Timonie shprehu shqetësimin për marrëdhëniet e brishta ndëretnike, situatën ekonomike, si dhe për ngecjen e proceseve integruese.

Ai vlerwsoi se vlerësoi se ndodhitë e fundit si dhe përfitimet e partive nga politika ditore kanë devijuar tërësisht rrugën e integrimeve euro-atlantike në NATO dhe BE, si dhe kanë acaruar marrëdhëniet ndëretnike.

Kryetari Thaçi konstatoi se problemet reale të Maqedonisë janë çështja e emrit, të drejtat e shqiptarëve, si dhe funksionimi i institucioneve, andaj Partia Demokratike Shqiptare si parti opozitare do të jetë konstruktive dhe do të përkrah çdo nismë institucionale që ka të bëjë me avancimin e të drejtave të shqiptarëve, me reformat e mirëfillta, si dhe me de-bllokimin e proceseve integruese./INA