Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se projektligji për transformimin e FSK-së nuk është i njëanshëm.

“Kosova nuk po merr asnjë hap të papritur, nuk po bën asnjë befasi, asnjë veprim të njëanshëm apo të pakoordinuar dhe anti-kushtetues”.

“Vëmendje shumë të madhe duhet t’i  kushtojmë qëndrimeve tona zyrtarë dhe të përpiqem që me argument të mjaftueshme t’i sqarojmë partnerëve ndërkombëtarë për këtë proces”.

Thaçi ka deklaruar poashtu se kjo iniciativë e tij për formimin e Ushtrisë së Kosovës është në koordinim edhe me të gjitha institucionet e Kosovës.

“Këtë iniciativë ligjore që është ndërmarrë në koordinim të plotë me inistticuionet e Ksoovës e konsideroj sit ë domosdohsme për fuqinimzmn e rolit dhe detyrave të FSK-së”.

“Ky ndryshim në misionin dhe detyrat e reja që do t’i marrë FSK në përputhje me Ligjin e ri e bëjnë FSK-në një Ushtri moderne, multi-etnike, profesionale dhe të gatshme për të mbrojtur qytetarët e Kosovës dhe do të jetë në shërbim të paqes në rajon dhe në botë”.

“Falenderoj anëtëratë e kryesisë së Kuvendit të cilët sot e kanë trajtuar këtë iniciativë timen me përgjegjësi dhe unitet të plotë si prioritet të lartë shtetëorë duke marrë vendim sot për procedim për dhëniën e vendimt nga ana e Qeverisë së Kosovës”.

“Jam i bindur se edhe Qeveria e Kosovës, respektivisht kryeministeri do ta draftojë ligjin për FSK-në me prioritet të lartë dhe do të ajpë mendimin pozitiv në mkbështetje të tij”.

I pari i vendit ka deklaruar poashtu se kjo iniciativë ka bashkuar të gjithë spektrin politik në Kosovë.

“Në këtë periudhë i gjithë spektri politik në Kosovë duke përfshrië edhe shoqëribnë civile duhet të jemi të bashkuar për të përmbyllur me sukses këtë mission, këtë proces I cioli tërësisht varet nga vullneti I institucioneve shtetëorë”.

“Ashtu si kam pritur projektligji për Ushtrinë e Ksoovës e ka unifikuar spektrin politik të Kosovës, prandaj të gjithë akterët politikë të përfshirë në këtë porces duhet të jenë në nivel të detyrës për përmbylljen me sukses të këtij procesi”./Klan Kosova