Presidenti Hashim Thaçi sapo ka mandatuar Ramush Haradinajn për Kryeministër të Kosovës.

Sapo pranova propozimin nga koalicioni fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit, i cili ka siguruar shumicën e votave në Parlament, për caktimin e mandatarit të ri të Qeverisë së Kosovë”

, ka thënë Thaçi, njofton Klan Kosova.

Duke u bazuar në kompetencat e mia kushtetuese, përmes një dekreti kam caktuar z. Ramush Haradinajn mandatar për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës, i propozuar nga ky koalicion

”, ka shtuar ai./Klan Kosova