Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka zgjedhur të flas edhe përmes rrjetit social Facebook për takimin e tij në Berlin me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Ai ka thënë se Kosova ka një të ardhme europiane ndërsa ka potencuar se Zonja e Hekurt mbetet shpresë për vendet e Ballkanit Perëndimor të cilat kanë synim anëtarësimin në Bashkimin Europian.

“Sapo përfundova një takim shumë përmbajtjesor me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Me vizionin dhe lidershipin e saj, Kosova ka një perspektivë të qartë evropiane. Merkel mbetet shpresë për vendet e Ballkanit Perëndimor që aspirojnë anëtarësimin në BE, si kornizë e vetme e modernizimit të shoqërisë, demokratizimit, zhvillimit ekonomik dhe fqinjësisë së mirë. Kosova është më fat që ka miq dhe aleatë si Gjermania, e cila na ka përkrahur në periudhat më të vështira historike, në jetësimin e aspiratës për liri, pavarësi, shtetndërtim dhe në integrimet euroatlantike”

, shkruan Thaçi.

/tvklan.al