Hashim Thaçi, presidenti i ri i Kosovës po zhvillon një vizitë në Hagë.

Siç raporton Klan Kosova,gjatë qëndrimit aty ai ka deklaruar se do të propozojë 4 elemente për bashkëpunimin mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë në mënyrë që të vendoset një kornizë paqeje mes tyre.

“Si president i zgjedhur, sot në Institutin e Hagës për Drejtësi Globale do të propozoj katër elemente për bashkëpunimin e ardhshëm mes Kosovës dhe Serbisë për të ndërtuar një kornizë permanente për paqen, e cila bazohet në vlerat e Bashkimit Europian” – shkuajti Thaçi në profilin e  tij në Facebook./tvklan.al