Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka konsideruar konfliktuale debatet pas vizitës së kryeministrit shqiptar Edi Rama në Serbi dhe për marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Tiranës.

Në një intervistë ekskluzive për gazetarin Blendi Fevziu, në studion e emisionit “Opinion”, Presidenti Thaçi tha se raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë të shkëlqyra dhe se dy shtetet nuk janë në garë, por plotësojnë njëri – tjetrin.

Kreu i shtetit të Kosovës theksoi se debatet e ditëve të fundit në shtyp për dy identitete janë artificiale, të kota, por edhe të dëmshme pasi nxisin çështje që nuk ekzistojnë dhe që nuk janë të nevojshme.

I pyetur për deklaratat e Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, se Shqipëria nuk mund të përfaqësojë Kosovën në Beograd, Thaçi tha se nuk komentonte deklarata të ministrave apo zv/ministrave, pasi përfaqëson qëndrimet e shtetit të Kosovës, qëndrimet e Presidentit të Kosovës, të institucioneve dhe vullnetit të popullit të Kosovës.

“Unë prezantoj qëndrimet e shtetit nuk komentoj opinionet e opinionistëve. Nëse më pyet në rrafshin privat, diskutojmë nëse pajtohem me këto segmente apo jo. A ka gjëra që janë thënë drejtë, apo jo. Këto gjëra janë diskutuar edhe në vitin ’92”. Askush nuk mund t’i thotë nga Kosova ‘Stop’ Shqipërisë, si dhe askush nga Shqipëria nuk mund t’i thotë ‘Stop’ Kosovës. Ministri Hoxhaj ka theksuar në vëmendje të veçantë përparësinë e dialogut mes të Republikës së Kosovës, Serbisë, BE-së dhe SHBA-së. Ku qëndron kjo përparësi? Kjo përparësi si aktor global qëndron tek roli udhëheqësi i Bashkimit Europian në procesin e negociatave për normalizimin e marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë, si dhe rolin bashkëudhëheqës të SHBA-së. BE, drejtpërdrejt, znj. Mogherini udhëheqës këtë proces, ndërsa SHBA janë prezent në çdo takim qoftë edhe në rol këshillues, por edhe të drejtpërdrejt.

Deklarata e z.Hoxhaj nuk ka lidhje me këtë, por është një tregim vendi qeverisë së Shqipërisë.

“Tjetër gjë është keqkuptimi dhe tjetër gjë është leximi i drejtë i deklaratës që i jep përparësi BE-së dhe SHBA-së që është edhe realitet. Por z.Hoxha nuk e mohon rolin e Shqipërisë, një rol ndihmues shumë i rëndësishëm që ka qenë edhe më herët është edhe sot dhe që do të jetë edhe më vonë. Shtrohen edhe pyetje të tjera. A ka pas të drejtë z.Rama”.

Ka pasur një opinion i shprehur nga kryetari i Bashkisë së Prishtinës, z. Shpend Ahmeti më parë, duke ju referuar një shkrimi të z.Selimi që jeni ju që keni sponsorizuar këtë reagim. Një tjetër komentator, Mentor Nazarko shkruan se keni qenë ju pas sulmeve të z.Hoxhaj ndaj Edi Ramës. Pra e ka personalizuar duke ju konsideruar se keni qenë ju që keni sulmuar kryeministrin e Shqipërisë dhe qeverinë shqiptare?

“Opinione ke çfarë të duash, i kujdo qoftë, zotëritë e dinë mjaft mirë për raportet e shkëlqyera që kemi me z.Rama si në rrafshin personal edhe atë zyrtar. Këtu theksoj se asnjë opinionist, asnjë analist dhe askush nuk mund të futet në marrëdhëniet mes nesh. Këto raporte janë në nivelin më të lartë. Mendoj se kryetari i Prishtinës duhet të fokusohet në punët e tij teknike që për hir të së vërtetës ka mbetur qyteti më i pazhvilluar dhe më kaos në Europë. Ndërsa për zotërinë tjetër, mund t’i them se ne jemi shumë mirë”.

A mund të ndërmerrte Ministri i Jashtëm si dhe Zv.Ministri sulme ndaj kryeministrit të Shqipërisë duke ditur raportet personale mes jush nëse nuk do të kishte një frymëzim tjetër politik?

“Opinionet private të askujt nuk i komentoj. Përveç se ato të shtetit të Kosovës. Unë e theksova më parë deklaratën e ministrit Hoxhaj i cili i ka dhënë përparësi rolit të BE-së dhe SHBA-së”.

https://www.youtube.com//embed/l-hCw-FIU6A

Duke folur për takimin me Ramën në Tiranë, Thaçi theksoi se nuk kishte marrë parasysh asnjë koment të asnjë opinionisti si në Tiranë po ashtu edhe në Prishtinë. Ai tha se me Kryeministrin Rama nuk kishte biseduar për këto opinione aq të parëndësishme, pasi ky është një debat aq i kotë, aq jo domethënës, artificial dhe një problematikë e paqenë e dashakeqe.

“Ky debat është aq artificial, aq i kotë, edhe i dëmshëm e pa ndikim. Raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë të shkëlqyera në nivel institucional dhe privat. Këto opinione të paraqitura, për të krijuar çështje që nuk ekzistojnë, janë në kuadrin e një fryme të panevojshme. Nuk kemi biseduar për këto opinione aq të parëndësishme, pasi janë kaq të parëndësishme dhe është një debat aq i kotë, jo domethënës, artificial një problematikë e paqenë dhe dashakeqe”.

https://www.youtube.com//embed/LMTLhHh_X7k

Për Presidentin Thaçi, zhurma mediatike për takimet e shpeshta të Kryeministrit Edi Rama me krerët e shtetit serb nuk a rëndësi, për aq kohë sa deklaratat dhe qëndrimet e Ramës në raport me Kosovën janë të drejta.

Sipas tij, bashkëpunimi bilateral ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë nuk janë në dëm të Kosovës, ashtu sikundër vizitat e Ramës në Beograd nuk shkelin raportet me kosovarët.

“Problematika Beograd me shqiptarët është një problematikë që ndërlidhet mes Serbisë dhe Kosovës dhe shqiptarët që kanë jetuar në ish – Jugosllavi. Shqiptarët nuk kanë qenë në luftë me Jugosllavinë, edhe pse i ka përkrahur kërkesat e shqiptarëve në ish – Jugosllavi. Tjetra, Prishtina, 45, 99, ka qenë kryeqyteti i shqiptarëve në ish – Jugosllavi, edhe të Kosovës edhe të Maqedonisë edhe të Preshevës e Malit të Zi, ka qenë adresa bashkimit të tyre. Në anën tjetër, ky bashkëpunim që sot po ndodh është i nivelit bilateral, në asnjë rrethanë në dëm të Kosovës. Sa herë takohen, ku takohen vendosin autoritetet autoritetet e Shqipërisë me ato të Beogradit. 

Qëndrimet që ka përcjellë Kryeministri Rama kanë qenë parimore, të drejta dhe tërësisht në përputhshmëri edhe më politikën e jashtme të Kosovës në raport me Serbinë.

Për Thaçin, Rama ka të drejtë të flasë për Kosovën, por jo në emër të saj.

“Për Kosovën vendosin institucionet. Për vendimarrjen e saj vendosin autoritetet. Kosova dhe Shqipëria nuk janë në garë. Rama flet për Kosovën, por jo në emër të Kosovës”.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu për nënshkrimin e një marrëveshje bilaterale nga ana e qeverisë shqiptare dhe asaj serbe për autostradën Durrës – Nish, pa qeverinë e Kosovës, Thaçi deklaroi se një marrëveshje e tillë nuk ekziston në dijeninë e tij.

A është kjo marrëveshje tregues i kalimit të së drejtës së Ramës në raport me shqiptarët e Kosovës?

“Tekstin e kësaj marrëveshjeve unë nuk e kam lexuar dhe nuk e di që është nënshkruar një marrëveshje e tillë, e autostradës Nish – Durrës, por një projekt i tillë nuk ekziston. Unë nuk e di dhe nuk e kam lexuar”.

https://www.youtube.com//embed/MmoN8IXD6oA