Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka nisur mëngjesin e sotëm konsultimet me partitë politike për caktimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Takimi vjen një ditë pasi parlamenti i Kosovës rrëzoi me 78 vota qeverinë e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa.

Mbrëmjen e kaluar Thaçi dekretoi shpërndarjen e parlamentit, ç’ka nënkupton se zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vend do të realizohen brenda 45 ditësh./tvklan.al