Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ka kërkuar nga kryeparlamentari, Kadri Veseli, që të mos e fusë në rend të ditës edhe për pak kohë, nismën e tij ligjore për formimin e ushtrisë.

Ai ka deklaruar se këtë vendim e ka marrë për t’u dhënë kohë të gjitha palëve të interesuara, për të shterrur përpjekjet, për ta kryer këtë proces përmes amandamenteve kushtetuese, njofton Klan Kosova.