Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Colmarit që ta shtyjë vendimin për lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës dhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Për Thaçin ky vendim është padrejtësi në shumë rrafshe.

“E para, është padrejtësi të mbahet larg familjes dhe vendit të tij kaq gjatë”.

“E dyta, na dhemb të shohim se drejtësia ndërkombëtare vazhdon të ndikohet nga politika serbe. Organet e drejtësisë në Serbi janë ende në shërbim të politikës. Serbia kështu po manipulon me drejtësinë ndërkombëtare”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.

“Drejtësia ndërkombëtare ka folur dy herë për Ramushin. Ai e ka vendin në Kosovë dhe tek familja e tij”, ka shtuar Thaçi./tvklan.al