Urime për zgjedhjen në krye të shtetit shqiptar, Ilir Meta ka marrë edhe nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Në një postim në rrjetet sociale, Thaçi shprehet i bindur se Meta do të jetë mbështetës i madh i Shqipërisë, njësoj siç ka qenë me Kosovën në të gjitha funksionet e tij politike.

Presidenti i Kosovës thotë se bashkëpunimi mes dy vendeve ka qenë gjithnjë vëllazëror e institucional dhe shprehet i bindur se do të vijojë të mbetet i tillë.

“Presidentit të sapo zgjedhur të Republikës së Shqipërisë dhe mikut tim, z.Ilir Meta i shpreh urimet më të sinqerta, i bindur se këtë detyrë të lartë shtetërore do ta kryej me dinjitet dhe përgjegjësi të lartë. 

Z.Meta ka qenë mbështetës i madh i Kosovës në të gjitha funksionet e tij politike dhe jam i bindur se ashtu do të jetë edhe në mandatin presidencial. 

Bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ka qenë gjithmonë vëllazëror dhe institucional, përtej çdo interesi tjetër dhe i tillë do të jetë edhe në të ardhmen”,

e përfundon urimin e tij Thaçi./tvklan.al