Ishulli Ada në grykderdhjen e lumit Buna, i cili i takon pjesës së Malit të Zi, tashmë është kthyer në një gadishull.

Fenomeni natyror ka ndodhur si shkak i thatësirës së madhe, por edhe ndërhyrjeve në shtratin e lumin Buna përgjatë viteve.

Në grykën e saj në anën e djathtë të këtij ishulli niveli ujit është vetëm pak centimetra.

Ky fenomen i paralajmëruar nga specialistët solli mbylljen e pjesë së djathtë të degëzimit të lumit Buna.

Delta e lumit është laguna më e rëndësishme natyrore në lindje të Mesdheut.

Sipas mediave malazeze, apelet e një pas njëshme për ndërhyjre në grykëderdhjen e Bunës nuk kanë gjetur përkrahjen e organeve lokale dhe qëndrore në Mal të Zi.

Ada u krijua në shekullin 19, kur pas një stuhie velanija “Merito”, nga Trogiri, u fundos në afërsi të dy ishujve të vegjël.

Për vite të tëra, mbetjet e anijes së fundosur, së bashku me dy ishujt në afërsi kanë grumbulluar mbetjet lumore duke krijuar kështu ishullin, i cili për të parën herë u shfaq në vitin 1882.

Tv Klan