Një i ri është arrestuar nga policia pasi tentoi të trafikonte një sasi kanabisi drejt Maqedonisë përmes kufirit jeshil.

Bexhet Hoxhallari u kap mbi fshatin Guras të Tushemishtit duke transportuar 7.2 kg kanabis të fshehur në thasë.

Lënda narkotike ishte e ndarë në tre pako, thotë policia, të cilat u sekuestruan.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë për veprime të mëtejshme

. /tvklan.al