Moti i thatë dhe rënia në nivelet më të ulëta gjatë 4 dekadave të fundit të ujit në hidrocentralin e Fierzës kanë detyruar kompaninë e shpërndarjes të rishohë edhe njëherë buxhetin. Blerja e energjisë për të përballuar nevojat e konsumatorëve ka bërë që OSHEE të shkurtojë investimet për përmirësimin e rrjetit të energjisë, ndërsa ende nuk ka një faturë financiare se sa do t’i kushtojë kompanisë importi nëse thatësira vazhdon edhe për gushtin dhe shtatorin.

Temperaturat e larta dhe konsumi i shtuar i energjisë elektrike, nuk përjashton mundësinë e defekteve në rrjet gjatë gjithë verës, por OSHEE sqaron se nuk do të bëjë kufizime për të  kursyer energjinë.

Ndërprerjet e energjisë së ditëve të fundit OSHEE ia faturon punimeve që janë hapur për punët publike në kryeqytet, ku në disa raste kompanitë private kanë dëmtuar rrjetin e energjisë, e në raste të tjera është dashur të bëhen stakime për shkak të punimeve.

Tv Klan