Situata politike ka bërë që vlerësimi për rrezikun financiar dhe stabilitetin e Shqipërisë të përkeqësohet në rankimin që bën prestigjozja

The Economist

.

“Rreziku politik për Shqipërinë është rritur me 1 pikë, duke rënë nga niveli B në ( 3 C) ÇC për shkak të rritjes së riskut nga zgjedhjet që pritet të mbahen në qershor. Në presim që Partia Socialiste, e cila është duke qeverisur Shqipërinë, të fitojë zgjedhjet në një aleancë me partnerin e saj Lëvizjen Socialiste për Integrim:” shprehet

The Economist.

Por më shumë se për situatën politike, zgjedhjet për

The Economist Intelligence Unit

rrezikojnë buxhetin, i cili mund të rritë shpenzimet përtej nivelit të lejuar.

“ Ne parashikojmë që deficiti në buxhet të zgjerohet nga 2.2% në 2.5% të prodhimit të brendshëm bruto” thuhet në raportin për Shqipërinë.

The Economist

nënvizon një rrezik që i kanoset Shqipërisë në fushën e eksporteve nga ulja e performancës të dy ekonomive që ajo ka bashkëpunimin më të madh: greke dhe italiane. Megjithatë kjo kompensohet me reformat që janë bërë në fushën e taksave, të cilat kanë hapur më shumë ekonominë drejt tregjeve të reja.

Tv Klan