“Tirana në ngjitje: Shqipëria e vjetër dhe e re”, kështu e përshkruan prestigjozia britanike, “The Economist” në një shkrim të saj vendin tonë.

Në artikullin e publikuar në ditën e verës, shkruhet se kryeqyteti i vendit të vogël ballkans po ecën mbi ritmet normale të modernizimit.

Sot, në Tiranë inaugurohet pazari i ri, i cili zëvendëson atë vjetrin ose të plakurin siç e përshkruan “The ekonomist”. Ky treg është pjesë e planit të ri të zhvillimit nga kryebashkiaku i ri, Erion Veliaj.

Një tjetër vëmendje prestigjozia britanike i kushton ndërtimit të Sheshit “Skënderbej”, i cili do të shndërrohet në një hapësirë të madhe për këmbësorët dhe që punohet shpejt për ta mbyllur në muajin Maj, një bulevard i ri pritët të inaugurohet për zgjedhjet e përgjithshme.

Kryetari socialist Erion Veliaj, shpreson se ky projekt do të ndihmojë që partia e tij të marrë një mandat të dytë qeverisës, ndërkohë që opozita kërcënon se do të bojkotojë zgjedhjet më pretendimin se e qeveria është e lidhur me mafien.

Ajo gjithashtu shkruan “The Economist” ka bojkotuar edhe seancat parlamentare, duke zvarritur një reformë të rëndësishme, si ajo në drejtësi. Shqipëria është një vend ku përplaset e vjetra me të renë. Tirana po shndërrohet në një qytet të këndshëm evropian, por politikat në vend mbetën të pista po aq sa edhe tradicionale si kurrë më parë, mbyll shkrimin e saj britanikja “The Economist”.

Tv Klan