Kim - Copy

Mbrëmja e përvitshme e bamirësisë “The Met Gala” mblodhi edhe këtë vit yjet me famë botërore që e shfrytëzuan, ashtu si zakonisht, për të shpalosur veshjet e tyre.

Teksa parakaluan në tapetin e kuq të Metropolitan Museum of Arts, personazhe si Kim Kardashian e Beyonce tërhoqën vëmendjen e të gjithëve pasi, veshja e tyre i linte shumë pak vend imagjinatës.

beyyyyy

Beyonce e Kim ishin “mbretëreshat” e zhveshjes në këtë mbrëmje gala, por nuk mbeteshin prapa artiste si Jennifer Lopez. Ato kishin zgjedhur të gjitha, fustane trasparente.

Jennifer

Eventi “The Met Gala” organizohet nga botuesja e Vogue, Anna Wintour dhe aktorja Jennifer Lawrence.

Të ardhurat e mbledhura nga ky event shkojnë për bamirësi. Bileta për të marrë pjesë në të kushton 25 mijë dollarë. /tvklan.al