albania4Butrinti është një prej 12 destinacioneve që duhen vizituar këtë vit në Europë. Listimin e tyre e ka bërë portali i specializuar “The Culture Trip – Udhëtimi Kulturor”, pjesë e prestigjozes amerikane “The New York Times”.

Sipas këtij portali, këto destinacione ofrojnë diçka ndryshe dhe një eksperiencë intriguese për turistët, në raport me një vizitë në kullën Eifel, apo nëpër rrënojat romake.

Edhe pse për Butrintin e nis me një pasaktësi gjeografike, portali përshkruan shkurtimisht historinë e themelimit të qytetit antik, që ka rrënjë të kulturës greke e romake. Në vitet e tij të arta ka shërbyer si koloni për veteranët e luftrave çezariane, ndërsa më vonë Perandori August e zgjeroi duke ndërtuar një sërë vepras publike. Aktualisht, Butrinti është pjesë e Parkut Kombëtar me të njëjtin emër në jug të Shqipërisë.

Portali po ashtu, përshkruan si shumë interesante për t’u vizituar lagjen e vjetër Alfama të Lisbonës; zonat rurale të Bavarisë; apo kompleksin në Alhambra të Andaluzisë në Spanjë, me arkitekturë islamike.

Në këtë listë janë përfshirë edhe liqeni Bled në Slloveni; kështjella Bornholm në Danimarkë’ sinagoga e madhe e Budapestit, apo dhe minierën e kripës Vjillizhka në jug të Polonisë.

Tv Klan