Dwayne Johnson është aktori më i paguar në botë, për vitin 2016. Revista prestigjoze amerikane “Forbes”, renditi ish-mundësin në vendin e parë të klasifikimit, me një përfitim prej 64.5 milionë dollarë.

Në këtë listë, “The Rock”, siç njihet ndryshe Johnson, la pas aktorin dhe producentin e famshëm, Jackie Chan, i cili kishte përfituar 61 milionë dollarë.

Në vend të tretë u rendit një tjetër emër i njohur i kinemasë amerikane, Matt Damon, me 55 milionë dollarë, pjesa më e madhe e tyre nga realizimi i filmit “The Martian”.

ee

Johnson, 44-vjeçar, pasoi në majën e aktorëve milionerë, Robert Downey Jr. Aktori amerikan i ka trefishuar të ardhurat krahasuar me një vit më parë, kjo sidomos falë filmit të tij të fundit “Central Intelligence”, si edhe serisë së 8 të sagës “Fast and Furious”, ku “The Rock” do të jetë sërish protagonist.

Në renditjen e femrave të “The Forbes”, aktorja më e paguar u rendit Jennifer Lawrence.

Tv Klan