Në kalendarin e Teatrit të Operas dhe Baletitm, ende asnjë datë nuk është shënuar me të kuqe, si dita kur do të nisë rikonstruksioni i shumëpërfolur i këtyre ambienteve.

Drejtori Ilir Kerni thotë:

“Kjo do të ndodhë shumë shpejt, mendoj se dhe periudha e Verës është më mirë për fillimin e punimeve. Megjithatë janë çështje teknike që ndoshta Ministria e Kulturës mendoj se mund të japë një përgjigje më saktë sesa unë”.

Në Tetor, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro e quajti 2016, si vitin e kantierit për institucionet e Kulturës në Tiranë.

I pari në listë, për të cilin u premtua se do të niste në fillim të Janarit ishte Teatri i Operas dhe Baletit.

Për arsye teknike, punimet nuk nisën, u tha nga drejtuesit e institucionit, që njeherash prezantuan edhe kalendarin e ri artistik deri në Prill. Në mungesë të një date nisjeje, deri në fund të sezonit artistik, çdo shfaqje do të vazhdojnë të vihen në këtë skenë.

Dy nga premierat, të cilat Kerni nuk do t’i zbulojë, do të përfshijnë Ansamblin e Shtetit dhe trupën e baletit.

Enkelejda Mema/Tv Klan