Pas suksesit në Kanë, “The Square” drama satirike e producentit suedez Rybën Ëstlund triumfon edhe në edicionin e 29 të Çmimeve Europiane të Filmit.

“The Square” mori 6 çmime të rëndësishme, ndër të cilat atë për aktorin kryesor më të mirë, për aktorin danez Kles Bang, por edhe për skenarin, regjinë, skenografinë dhe si komedia më e mirë.

Në qendër të filmit është kuratori i një muzeu të artit kontemporan, baba i dy fëmijëve por i divorcuar. Një njeri idealist, të cilit shpesh herë i vihen në provë parimet, i përfshirë në situata të vështira me njerëz që nuk mendojnë si ai.

Mes çmimeve të tjera, spikat ai i aktores më të mirë që shkoi për gjermanen Paula Beer, në filmin franko-gjerman “Frantz”. Aktorja Maria Scharder fitoi çmimin e publikut në dramën “Stefan Cvajg: Lamtumirë Europë”, një film mbi jetën në arrati të shkrimtarit austriak me origjinë hebreje Stefan Cvajg.

“Loving Vincent” i Dorotea Kobielës dhe Hjug Uelchmanitit u vlerësua si flimi më i mirë i animuar. Çmimet europiane të filmit konsiderohen si një Oskar i Europës.

Tv Klan